Ramë Lahaj drejtuar Edi Ramës: Tregohu burrë, anulo Goran Bregoviçin

Tenori kosovar Ramë Lahaj i është drejtuar me një kërkesë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me ftesën që këngëtari Goran Bregoviç ka marrë për të performuar në Festën e Birrës në Korçë.

“Z. Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin! Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep”, ka shkruar Lahaj.

Ai ka thënë poashtu se Shqipërisë nuk i ka hije të bëjë dasëm me dajre të çetnikëve.

“Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at ‘here kur çetniket serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka. T’ paret! Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër!Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve”, ka shkruar ai.

LEXO EDHE:

Back to top button