Ramos nuk firmos kontratën, Al Nassr fton ti bashkohet Ronaldos

E ardhmja e Serhio Ramosit është gjithnjë e më e pasigurt me klubin francez. Mbrojtësi spanjoll ka bërë 28 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke përfshirë 26 si titullar, duke treguar se i ka tejkaluar problemet fizike që e kishin prekur rëndë sezonin e kaluar.

PSZH nuk është i sigurt për t’i ofruar atij rinovimin e kontratës që skadon në qershor. Klubi francez fillimisht dëshiron të mbyllë negociatat me rinovimet e Markinjos dhe Leo Mesit. Drejtuesit e PSZH-së nuk janë të kënaqur me paraqitjet jokonstante të mbrojtësit spanjoll.

Klubi saudit “Al Nassr”, aty ku luan edhe Kristiano Ronaldo, është në ndjekje të Serhio Ramos, pasi ata janë të interesuar për shërbimet e spanjollit. Nga ana tjetër, Ramos dëshiron të përgjigjet në fushë dhe të tregojë se meriton një vend në një nga klubet më të rëndësishme të evropës./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button