Qytetarët mobilizohen për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Qytetarët mobilizohen për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Gazetare: Evi Shkopi

Temperaturat gjatë natës kanë shënuar në minus 6 gradë celsiusë, por kjo nuk ka de motivuar të rinjtë në vend që janë vetorganizuar të mbledhin ndihma të cilat më pas i dërgojnë drejt Turqisë dhe Sirisë.

“Katastrofa natyrore që ka goditur në fillim të kësaj jave, popullin turk dhe atë sirian, ka treguar se humanizmi shuan të gjitha dallimet mes shteteve, popujve dhe vet njerëzve. Qindra qytetarë nga i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut janë mobilizuar për mbledhur ndihma dhe për të qëndruar pran këtyre dy popujve në këto momente kaq të vështira dhe kaq tragjike për ata. Rroba dhe çdo gjë tjetër, do të ndihmojë ata njerëz”, raporton Evi Shkopi- gazetare.

Qese, çanta, valixhe e kuti të mbushura me veshmbathje dhe produkte higjienike, jorganë e batanije janë vendosur përreth çadrave. Një pallto apo triko që juve u zë vend në dollap, është jetike për dikë tjetër që brenda natës ka humbur gjithçka, është apeli vullnetarëve dhe qytetarëve që u afrohen çadrave me qese në duar dhe lot në sy.

“ Veshmbathje. E tmerrshme. E trishtë. E trishtë vërtet shumë. Unë kam përjetuar edhe tërmetin që ka goditur Shkupin. E di se si është. Ai popull, ata fëmijë, si i nxjerrin nga rrënojat. Ajo është tragjedi”.

“Një gjendje shumë e trishtë. Në këto momente me keqardhje dhe simpati për popullin turk dhe atë sirian. Vendosëm të ndihmojmë aq sa mundemi. Shpresoj se do të triumfojë humanizmi tek njerëzit. Ngushëllime të përzemërta”.

“ Rroba për dimër. Atlete, këpucë, veshje, batanije, jorganë. 05:21 Shumë dhimbje. InshaAllah Zoti I shpërblen me të mira. Zoti u ndihmoftë, sepse në këtë krizë është shumë problem.

Vetëm brenda dy ditësh tre kamionë janë mbushur dhe janë rrugës drejt vendeve të goditura nga tërmeti.

“Vetëm rroba. Ka shumë persona që na pyesin edhe për ushqime, por ne nuk guxojmë të kalojmë ushqime në kufi. Janë disa firma që janë marr me pjesën për ushqime. Deri tani, prej dje në orën 10 të mëngjesit deri në 1 të natës kemi qenë këtu, një kamion e kemi mbushur, në Çarshi dhe dy kamionë janë gati për tu mbushur në qendër”, tha Orhan Lushi-vullnetar.

“Ne donim të kthehemi në Turqi për të ndihmuar njerëzit tanë, por nuk e kishim atë mundësi, andaj vendosëm të ndihmojmë në këtë mënyrë. Jemi shumë falënderues për njerëzit tuaj, për njerëzit tanë. Kemi një shoqe dhe ende po e kërkojnë atë dhe familjen e saj. Jemi shumë të trishtuar. Unë kam kushërinjtë e mi atje. Ata janë jashtë në këto acar”, tha një studente nga Turqia.

Deri më tani janë mbledhur 10 milionë denarë donacione në llogarinë e Kryqit të Kuq. Prej tyre, 3,3 milionë denarë janë grumbulluar në numrin 143 400, ndërsa pjesa tjetër deri në 10 milionë janë para të dhuruara nga kompanitë. Mjete monetare për Turqinë kanë ndarë edhe shumë komuna. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button