“Magazina Ekonomike” në Alsat: Fabrikat vendase po mendojnë të lëvizin jashtë vendit

“Magazina Ekonomike” në Alsat: Fabrikat vendase po mendojnë të lëvizin jashtë vendit

Politikat ekonomike të Qeverisë nuk japin rezultat, akuzon opozita. Reforma e dështuar e taksave, reduktimi i prodhimit në industri, rënie e numrit të të punësuarve në fabrika. VMRO-DPMNE vlerëson se Qeveria nuk ka strategji për zhvillimin e shtetit dhe artificialisht i rrit të dhënat për realizimin e investimeve kapitale. Pjesa tjetër e pretendimeve të opozitës se shteti nuk po ecën në drejtimin e duhur mund t’i shihni në Magazinën Ekonomike, sonte në Alsat nga ora 22:20.

“Puna është se nuk po bëhet asgjë për përmirësimin e ekonomisë, por përkundrazi, tani dhe me taksën e re të solidaritetit, kam informacione se disa nga fabrikat e mëdha po mendojnë ta transferojnë prodhimin e tyre në vendet fqinje. Pra, vendimet e Qeverisë duket se janë marrë brenda natës pa bërë ndonjë analizë më të detajuar, se si do të ndikonin në biznes, vetëm negativisht ndikojnë në të gjithë ekonominë dhe në fund, kjo tregohet edhe në bruto produktin e brendshëm”, tha Gordana Dimitrievska Koçoska -Nënkryetare e VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button