Raporti / Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona gjatë vitit 2025
Irani ka ekzekutuar një numër “tronditës” prej 2.159 personash në vitin 2025, u tha në raportin e Amnesty International. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut, numri i ekzekutimeve ka tejkaluar rekordin e vitit 1981 të regjistruar në këtë shtet. Organizata tha se të paktën 2.707 persona u ekzekutuan në mbarë botën vitin e kaluar, edhe pse dënimet me vdekje të shqiptuara në Kinë nuk janë përfshirë në këtë shifër. Amnesty tha se shifra globale për vitin 2025 – që përfshijnë ekzekutimet në Arabinë Saudite, Kuvajt, Egjipt, Jemen, Singapor dhe Shtetet e Bashkuara – paraqet rritje për më shumë se dy të tratat krahasuar me shifrën e përgjithshme më 2024./Alsat.mk.








