Raritet i vërtetë, 11 futbollist me mbiemrin e njëjtë!

Më 16 janar nis Kupa e Afrikës, e cila këtë vit do të zhvillohet në Kamerun. Ky turne duhej të zhvillohej gjatë vitit të kaluar, por për shkak të pandemisë u shtye për këtë vit. Kombëtaret bëhen gati për këtë event, ndërsa mes tyre është edhe Guinea. Seleksionuesi Bangura ka ftuar 11 futbollist me mbiemrin e njëjtë – Kamara!

Kjo është një raritet në futboll. Tre prej tyre janë portierë (Musa, Sekuba dhe Mohamed), katër janë nga mbrojtja (Abu Mange, Nabi, Abdulla Nabi dhe Mohamed) , dy të tjerë nga mesfusha (Islael dhe Morlaj) dhe sulmuesit (Ibra dhe Osman).

Guinea do të jetë në Grupin D së bashku me Zambinë, Namibinë dhe Tanzaninë.

LEXO EDHE:

Back to top button