Ka një arsye tepër të veçantë pse Sia nuk dëshiron të jetë e famshme

Këngëtarja me famë botërore, Sia, përpiqet të mbulojë fytyrën e saj shumicën e kohës dhe që në fillimet e saj në muzikë është shfaqur me një paruke të madhe që i mbulonte fytyrën.

- Advertisment -

Por, në qershor të vitit 2016, era i ekspozoi aksidentalisht fytyrën Sia-s, të cilën bota e pa për herë të parë.

Era në Kolorado u ngatërrua me parukën e artistes, duke i dhënë audiencës gjatë performancës së Sia-s në Denver’s Seriesfest një paraqitje të shkurtër të fytyrës së saj, pothuajse gjithmonë të fshehur.

Mirëpo, këngëtarja ka treguar se nuk e pëlqen aspak famën dhe përpiqet që në përditshmëri të bëjë një jetë normale pa e njohur askush.

Sia preferon që të bëjë muzikë dhe të marrë komplimenta për punën e saj, jo të komentohet nga publiku për pamjen e jashtme, në është e dobët apo e shëndoshë etj.

“Nuk dua të jem e famshme dhe e njohur. Pasi kalova shumë kohë si kompozitore e suksesshme e Rihanna-s, Katy Perry-t apo Beyonce-s u hodha nga vetja dhe krijova “Chandeleir.

Familjarët e mi më njohin, më duan më thonë: Sa shumë punon, bravo. Ose më thonë: Sa bukur dukesh sot. Mua kaq më mjafton. Ata janë e vetmja familje që më duhet”- ka thënë 45-vjeçarja.

LEXO EDHE:

Back to top button