Specia fiton, Ismajli ndëshkohet me karton të kuq

Skuadra e Specias ka marrë një fitore shumë të rëndësishme që e largon nga zona e ftohtë e klasifikimit. Një sukses historik pasi ka ardhur në stadiumin “Diego Armando Maradona” të Napolit, duke mundur ekipin e Gatuzos, i cili shihet si kandidat për të fituar titullin kampion. Fitorja e skuadrës së Ardian Ismajlit ka ardhur me një përmbysje të papritur për skuadrën e ngjitur nga Seria B dhe që ka si synim në këtë edicion që të qëndrojë në elitën e futbollit italian. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ishte titullar në këtë sfidë.

Napoli kaloi në avantazh me Petanjën në pjeesën e dytë por Nzola barazoi duelin kur regjistrohej minuta e 68 e ndeshjes. Pak minuta më vonë, kur regjiostrohej e 77-ta, Ismajli la ekipin e tij me 10 lojtarë në fushë pas gjyqtari vendosi që në një dyluftim ajror, ai kishte gabuar duke goditur me bërryl kundërshtarin dhe kësisoj i dha të dytin e verdhë.

Megjithatë, pak çaste pasi Ismajli doli nga fusha e lojës, Specia arriti të shënonte edhe golin e 2-1 me Pobegan, duke vulosur një fitore të rëndësishme 2-1 që e nxjerr pas shumë javësh nga zona e ftohtë e klasifikimit.

LEXO EDHE:

Back to top button