Rashidi: Tentativa për të thirrur seancën e 36-të, tentim për të heshtur deputetët

“Tendenca për ta futur sot në rend dite ose për ta thirr edhe seancën e 36 e cila dështoi të thirret para dy ditëve, ndër të tjera mund të shihet edhe si tentativë për tua mbyllur gojën deputetëve që sa më pak të kenë hapësirë për të shtruar pyetje deputetësh”, kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, Syrija Rashidi, deputet i ASH-së. Nga kjo parti mbetën në qëndrimin që të bllokojnë çdo ligj, për aq kohë sa mbetet i bllokuar propozim/ligji për shtetësi.

Sa i përket qëndrimit tonë lidhur me seancën, qëndrimi është shprehur që më 5 mars në ditën kur duhej të diskutohej ligji aq i përfolur tashmë mbi shtetësinë, kur në komisionin amë që duhet të shqyrtohet ligji, faktikisht u bllokua me të gjitha mjetet ai ligj. Dhe konformë asaj ne paralajmëruam se mbase të tjerët po vendojnë një precedent  me të cilën bllokojnë ligje, atë mundësi e kemi dhe ne. Për ne çështja bllokim, lëshim të seancave, ose bojkot e punës së Kuvendit ka qenë deri tani term i panjohur, sepse 6 muaj resht, 7 muaj prej kur u konstituua Kuvend ose 6 muaj prej kur u formua qeveria, dëshmitarë janë të gjithë se opozita shqiptare ka dhënë maksimumin për të qenë konstruktive në punët e Kuvendit, sidomos kur në rend dite kanë qenë njerëzit që kanë qenë në interes të qytetarëve. Mirëpo për fat të keq ky konstruktivitet i opozitës shqiptare nuk hasi në dyer të hapura nga shumica parlamentare dhe qeveria, por edhe nga partitë tjera dhe ata si të sinkronizuar sollën qëndrim që të bllokojnë një ligj shumë të rëndësishëm dhe jetik për mijëra qytetarë të këtij vendi. Për këtë arsye vendimi jonë ishte se nëse këta dinë të bllokojnë edhe ne vendosëm që çdo ligj, çdo iniciativë që vjen në Kuvend ta bllokojmë, siç e bëjnë ata”,  Syrja Rashidi, ASh.

LEXO EDHE:

Back to top button