Rashkovski do të ndërtojë vilë gjysmë milioni euro, por përveç pagës nuk ka të hyra të tjera

Dragi Rashkovski tashmë tre ditë nuk tregon se sa para familja e tij duhet të ndajë për ta ndërtuar vilën prej 800 metër/ katrorë në Pobozhje. Edhe sot, tentuam të kontaktojmë me ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, i cili përsëri ishte i pakapshëm.

Mesazh për Dragi Rashkovskin “Zoti Rashkovski, për interesin e opinionit, a mund të tregoni sa do të kushtojë objekti në Pobozhje dhe përse planifikoni të ndërtoni vilë kaq të madhe? Deri më tani, e kishit praktikë të përgjigjeni në pyetjet e gazetarëve. Është i rëndësishëm të dihet edhe qëndrimi juaj”.

Ndërkohë, Alsat jo zyrtarisht zbulon se Dragi Rashkovski nuk ka paraqitur të ardhura shtesë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike para dorëheqjes, përveç pagës në Qeveri. Dje dha dorëheqje edhe nga posti i sekretarit. Komisioni Antikorrupsion po kontrollon – sa është llogaria e Rashkovskit? A ka shpenzuar aq sa ka fituar ose nëse gjithçka që ka fituar derisa ishte në Qeveri mjafton t’ia lejoj vetes të mirat materiale të shkruara në listën anketuese. Në Agjencia e anti- korrupsionit tashmë kanë arritur të gjitha dokumentet e kërkuara nga Kadastra. Rashkovski posedon 11.000 metra katrorë tokë bujqësore në fshatin Pobozhje, ku do të ndërtohet vila luksoze. Fëmijët e tij të mitur gjithashtu kanë dy parcela, të cilët paraqiten si investitorë në shtëpinë e planifikuar prej 800 metrash katrorë. Si dhe kur Rashkovski ka dorëzuar kërkesë për transformimin e parcelës nga toka bujqësore në ndërtimore, pyetëm sot në Komunën e Çuçer Sandevës, por përgjigje  nuk morëm.

 Pyetje për komunën e Çuçer Sandevës

“Sa metër katrorë në emër të fëmijëve të Rashkovskit janë shndërruar nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore në lagjen Pobozhje?

Kur e keni dërguar kërkesën për shndërrimin e tokës bujqësore pranë Ministrisë së Bujqësisë? Shtëpia e familjes Rashkovski, sipas projektit, do të ketë palestër, pishinë, dhomë bilardo, bodrum vere dhe oborr të madh. Sipas inxhinierëve të ndërtimit që i konstatuam, ndërtimi i vilës deri në fazën e karabinës, do të kushtojë mbi 400 mijë euro.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button