“Rastet e montuara”, Ibrahimi-Kovaçevskit: Dërgoje kërkesën në KE

"Rastet e montuara", Ibrahimi-Kovaçevskit: Dërgoje kërkesën në KE

Gazetare: Evi Shkopi

Rastet e montuara kanë përplasur sot Alternativën dhe deputetin e pavarur Skender Rexhepi-Zejd. Një ditë më parë kryeministrit Kovaçevski tha se së shpejti do të dërgohet në Komisionin Evropian letra, e cila ka të bëjë me rastet e montuara dhe përmes të të cilës do të kërkohet ndihmë ndërkombëtare për hetimin e tyre. Sipas Kovaçevskit ai kishte realizuar një takim me deputetin Skender Rexhepi Zejd pasi ky i fundit kishte kërkuar llogari se deri ku janë procedurat për këtë çështje. Kjo ka ngjallur pakënaqësi tek Alternativa, të cilët konsiderojnë se meritat për letrën, nuk janë të Zejdit, por janë të tyre.  Zeqirja Ibrahimi tha se kryeministri po tallet me këto raste dhe se po i shfrytëzon ato për pazare politike për të blerë numrat e munguar të deputetëve në Kuvend.

“Alternativa më 24 gusht 2022 ia ka dorëzuar kryeministrit Kovaçevski këtë letër që ai ta fusë në mbledhje të Qeverisë  dhe ta dërgojë në Komisionin Evropian. Megjithatë, ai është arsyetuar gjithmonë në çështje tekniko- procedurale deri pas insistimit tonë se  në qoftë se nuk shkon kjo letër ai nuk do të ketë shumicë më 6 dhjetor 2022 ministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq  ia dërgon kryetari Afrim Gashi një Version të korrigjuar të kësaj letre dhe ne po atë ditë jemi dakorduar që letra të shkojë. Dua t’i bëj thirrje atij, dërgojë letrën sot dhe  përshkruara meritat kujt të duash ti”, tha Zeqirja Ibraimi- sekretar I Alternativës.

Kjo solli reagimin e deputetit Skënder Rexhepi.  Sipas tij, Alternativa po derdh lot krokodili për një çështje për zgjidhjen e të cilës nuk ka bërë asgjë edhe pse ka pasur në dispozicion 13 muaj. Zejdi tha se Alternativa ka pasur 3 ministri dhe 3 deputetë, por edhe mbështetjen e tij që të kushtëzojnë Qeverinë dhe Kuvendin me letrën për rastet e montuara, duke shtuar se diçka të tilla nuk e ka bërë.

“U deshtë t’i marrin Ministrinë e Shëndetësisë, t’i largojnë nga Qeveria dhe ta ngrenë zërin për rastet e montuara. Që është një turp i llojit të vet. Unë me kryeministrin jam takuar para 3 ditësh dhe nuk e kam parë fare të arsyeshme të lajmëroj mediat, pasi që kisha për qëllim që të kryhet puna e letrës, sepse dukej sikur është abuzim me rastet e montuara politike.  U arrit marrëveshje që letra të cilët Alternativa nuk e ka kërkuar plot 12 muaj, apo 13 , që të rregullohet ajo pjesë dhe të shkojë në afat sa më të shkurtër deri tek Komisioni Evropian”, u shpreh Skender Rexhepi- Zejd.

Rastet e montuara kanë qenë pika e dytë e marrëveshjes që Alternativa arriti me ish-kryeministrin Zoran Zaev në kohën kur vendosën të bëhen pjesë e Qeverisë. Sipas kësaj marrëveshje Qeveria dot ë kërkonte ndihmë nga Komisioni Evropian për një ekip ekspertësh ndërkombëtarë që do të merreshin me hetimin e këtyre rasteve për të ditur nëse dhe ku pa pasur lëshime. Megjithatë që nga dita kur Alternativa u bë pjesë e Qeverisë dhe deri tani nuk ka pasur asnjë hap konkret në drejtim të realizimit të kësaj pike të marrëveshjes./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button