Vonesat e pagave, mjekët në protesta

Vonesat e pagave, mjekët në protesta

Gazetare: Vjollca Aliti

Dhjetëra punonjës shëndetësor protestuan para Fondit shëndetësor , duke kërkuar shpjegim për vonesat e rrogave. Thonë se zyrtarisht nuk iu kumtohet asgjë. Mantel bardhët kërcënuar për hapa të mëtejmë nëse kjo çështje nuk gjen zgjidhje.

“As nga Fondi Fondi Shëndetësor nuk jemi të informuar se kur do kryhet pagesa e rrogave tona. Tani për tani do të presim dhe pak, por hapat e ardhshëm do ti diskutojmë me sindikatën. Ekzistojnë korniza ligjore por ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se pagat tona të rregullta. Të gjitha informatat I marrim nga portalet dhe nga kontaktet ndërmjet neve. Por informatë zyrtare nga përfaqësuesit tanë nuk kemi”, tha Lazo Jovceski, Kirurg për fëmijë.

Ndërkohë Fondi Shëndetësor përmes një komunikate tha se pritet që gjatë javës së ardhshme të lëshohen pagat, duke qetësuar qytetarët se të dhënat e tyre janë të sigurta.

Ndërkohë ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se të gjitha sulmet e hakerëve janë paraqitur dhe po kryhen hetime.

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha institucionet të marrim masa para kohe për mbrojtje të të dhënave elektronike dhe sistemeve elektronike sepse më pak harxhojmë në prevenim, do kisha thënë. Gjithcka tjetër është shumë më e vështirë dhe më e kushtueshme. Kjo është dicka që paraqet sfidë serioze, ju e dini se unë shpesh flas për afidat që pritet të na ndjekin me vite, përkrah migrimit, njëra nga sfidat kryesore do të jetë terrorizmi, dhe sulmet e hakerëve janë pikërisht pjesë e atyre sfidave”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër I Brendshëm.

Kryeministri Kovacevski, njoftoi se ekipet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Fondit para së gjithash punojnë së bashku me ekspertë dhe profesionistë nga Gjermania dhe nga shtetet e tjera partnere me qëllim që të zgjidhet problem, pasi sulmi kibernetik ndaj Fondit vjen nga jashtë shtetit./Alsat.mk

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button