Është duke u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve, për vrasjen e Liridona Ademajt.
Kjo seancë po mbahet pa praninë e mediave, shkruan KosovaPress.
Liridona Ademaj, u vra mbrëmjen e 29 nëntorit.
I dyshuari kryesor është ish-bashkëshorti Naim Murseli, i cili dyshohet se është organizatori kryesor për vrasjen e saj.








