Rasti i parë me linë e majmunit është konfirmuar në Ukrainë

Rasti i parë me linë e majmunit është konfirmuar në Ukrainë

Zyrtarët shëndetësorë të Ukrainës kanë konfirmuar rastin e parë me Linë e Majmunit në vend.

Kështu ka bërë të ditur shërbimi për shtyp i Ministrisë së Shëndetësisë, shkruajnë mediat e huaja.

Siç u theksua, pacienti aktualisht ndodhet në spital dhe raportohet të ketë simptoma të lehta të sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë theksoi se ndër simptomat, pacienti ka temperaturë dhe skuqje në trup.

Megjithatë, nuk është bërë i ditur rajoni ku është konfirmuar rasti.

LEXO EDHE:

Back to top button