Raundi i fundit i garave në grupe në Ligën e Kampionëve

Sot (e martë) zhvillohet ndeshjet e gjashta apo të fundit në grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2023/24. Grupi A është më interesanti pasi tri klube janë në garë për vendin e dytë. Mançester Junajtedi synon fitore ndaj Bajern Munihut për të pritur pastaj një barazim në ndeshjen Kopenhagë-Gallatasaraj, pasi fitorja në këtë ndeshje do ta dërgonte tutje skuadrën fituese.

Në Grupin C, Napoli do të tentoj ta mposht ose të luajë baras në shtëpi me Bragën për të siguruar kalimin tutje, ndërsa Union Berlini me një fitore ndaj Real Madridit, mund ta marrë pozitën e tretë që i dërgon në Ligën e Evropës.

Interi synon fitore ndaj Real Sociedadit për t’u bërë ‘kokë’ e Grupit D, ndërsa Salzburg-Benfika luhet për prestigj.

Ndeshjet e Grupit B në mes të PSV-Arsenal dhe Lens-Sevilla luhen pa pretendime pasi Arsenali dhe PSV kanë siguruar dy pozitat e para, ndërsa Lens vetëm në rast humbje, mund ta humb pozitën e tretë.

LEXO EDHE:

Back to top button