Rikthehet armëpushimi në Gaza? Biden flet për mosmarrëveshjet me Netanjahun

Rikthehet armëpushimi në Gaza? Biden flet për mosmarrëveshjet me Netanjahun

Mediat arabe kanë raportuar në orët e fundit se Hamasi dhe Izraeli nga java e ardhshme mund të rinisin bisedimet për arritjen e një marrëveshje të re për lirimin e të dënuarve dhe pengjeve.

Sipas burimeve nga një zyrtar i lartë palestinez, Hamasi është i interesuar për rivendosjen e një armëpushimi total për të hapur dyert për ndihmat ndërkombëtare dhe për të shmangur krizën humanitare.

Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë një pritje të organizuar në Shtëpinë e Bardhë me rastin e festës hebraike të Hanukkah, u shpreh se ai dhe kryeministri Netanjahu kanë ende divergjenca.

Biden shtoi se momentalisht Izraeli është në një pozicion shumë të vështirë, teksa nuk mbështet të gjitha veprimet e Izraelit në Gaza, megjithatë ai shprehu angazhimin se mbështetja kundër Hamasit do të vijojë.

“Nuk duhet të jesh hebre për të qenë sionist, unë jam sionist. Ne vazhdojmë t’i ofrojmë ndihmë ushtarake Izraelit për t’u mbrojtur nga Hamasi, por duhet të jemi të kujdesshëm, ata duhet të jenë të kujdesshëm. Opinioni publik mund të ndryshojë nga një ditë në tjetrën”, nënvizoi Biden.

Në frontin e luftës, burime palestineze bëjnë me dije se të paktën 12 persona humbën jetën gjatë një sulmit të fundit të ushtrisë izraelite pranë kufirit me Rafahut. Këtë herë, bombat e Izraelit ranë mbi një ndërtesë të familjes së njohur palestineze Harb./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button