Reagimi i vonshëm i institucioneve mund të çojë në pasoja fatale, siç ishte rasti me tragjedinë në Taftalixhe
Reagimi i vonshëm i institucioneve mund të çojë në pasoja fatale, siç ishte rasti me tragjedinë në Taftalixhe
Gazetar: Zekirija Haxhiu
Institucionet nuk reagojnë me kohë për të parandaluar dhunën familjare ishte konkluzioni i konferencës për sfidat në mbështetje të viktimave të dhunës dhe dhunës familjare. Pjesëmarrësit theksuan e viktimat denoncojnë rastet por më pas nga frika pendohen. Megjithatë, kjo nuk duhet të jetë bazë për autoritetet të mos e vazhdojë procedurën.
“Kam angazhuar të gjitha Prokuroritë Publike të shqyrtojnë sfidat me të cilat përballen gjatë përndjekjes të këtij lloji të veprës penale. Të gjithë e theksojnë problemin e parë e ajo është mungesa e denoncimeve dhe informacioneve nga qendrat për punë sociale, identifikim jo adekuat i problemit. Një reagim jo i duhur në fillim mund të ketë pasoja tragjike”, deklaroi Anita Topollova Isajllovska – U.d Kryeprokurore.
Ndonëse në ndryshimet e fundit në Kodin Penal dhunuesit do të përndiqen me procedurë zyrtare dhe viktima nuk do të ketë mundësi për ndryshim të deklaratës, kjo nuk ndihmoi në rastin e fundit me Ivanën dhe vajzën e saj 6 vjeçare. Neda Zdraveva nga Komiteti i Helsinkit theksoi nevojën për angazhim më të madh dhe mbështetjeje 24 orëshe për viktimat.
“Më vjen keq që më duhet të konstatoj se nevojitet vdekje që gjërat të lëvizin dhe të ndryshojnë. Shpresoj se vitin tjetër nuk do të flasim në rrethana të këtilla. Ne vazhdimisht dëgjojmë statistika se sa denoncime janë bërë por assesi të dëgjojmë se për sa kohë zgjidhen problemet. Fatkeqësisht, trefish është numri më i madh i ankesave se sa i kallëzimeve”, tha Neda Zdraveva – Komiteti Helsinkit.
Nga viti 2024 deri tani janë evidentuar 1715 procedura në Prokurori për lëndime trupore gjatë dhunës familjare por 798 prej tyre janë ndërprerë me kërkesë të viktimës. Siç njoftoi zv.ministri i politikës sociale Gjoko Vellkovski, vetëm në vitin 2025 janë evidentuar 1754 viktima të dhunës familjare prej të cilave 1269 gra, 257 burra dhe 228 fëmijë. /Alsat.mk








