Reagon Hoxhaj: UNMIK-u sot ishte zëri i Serbisë

Anëtari i PDK-së, njëherësh ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e sotme të përfaësuesit të Shtetve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit në New York, i cili tha se është koha që misioni i UNMIKU-t në Kosovë të përmbyllet.

Hoxhaj ka thënë se UNMIK-u sot ishte zëri i Serbisë.

“Sot, UNMIK-u ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York. Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK -u nuk ka asnjë rol në Kosovë. Është vetëm platformë, e përdorur dhe abuzuar nga Rusia kundër shtetit tonë, duke krijuar tensione brenda ose duke na sulmuar ndërkombëtarisht! Kjo duhet të ndalet!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit tha se dialogu mbetet platforma më e mirë për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të normalizuar marrëdhëniet, përmes arritjes së një marrëveshjeje mbi njohjen reciproke, ku ndër të tjerash foli edhe për misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

“Ne e dimë që UNMIK-u nuk ka luajtur ndonjë rol kyç në zgjidhjen e tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave. Shtensionimi i situatës përmes një mbështetjeje të përkohshme të ofruar nga KFOR-i tregon se organizatat e tjera mund ta bëjnë rolin e tyre më mirë. Ngjarjet e fundit edhe njëherë tregojnë se UNMIK-u ka përmbushur qëllimin e tij, që e ka pasur në mandatin origjinal. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të vazhdojmë drejt përmbylljes së misionit të tij. Ky këshill ka përgjegjësinë që ta vendosë vëmendjen dhe burimet e tij në zonat dhe çështjet ku ka më së shumti nevojë”, tha ai, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po diskutohet raporti 6-mujor për Kosovën.

LEXO EDHE:

Back to top button