Real Madrid rrezikon mungesën e një tjetër mbrojtësi ndaj Man. Sitit

Pas mungesës së konfirmuar të brazilianit Eder Militao në gjysmëfinalen e parë ndaj Man. Sitit, për shkak të numrit të kartonëve të marrë në çerekfinalen ndaj Çellsit, tashmë “gallaktikët” e Real Madrid duket se do të vuajnë edhe mungesën e David Alaba.

Austriaku pësoi një tërheqje muskulare në fundin e pjesës së parë, së ndeshjes së kthimit ndaj Çellsit, dëmtim ky që e dëtyroi 30-vjeçarin të lërë fushën e lojës në pushimin e ndeshjes.

Kështu, Alaba do të mungojë në 4 ndeshjet e radhës të La Liga, me “galaktikët” që do të ndeshen me Selta Vigon, Xhironwn, Almerian dhe Real Sosiedadin. Ndërkaq, austriaku pritet të kthehet në kohë për finalen e “Copa del Rey”, më 6 maj, si dhe gjysmëfinalen e parë ndaj Man. Sitit më 9 maj, por një gjë e tillë ende nuk mund të konfirmohet. /abcnews

LEXO EDHE:

Back to top button