UEFA përzgjedh “më të mirët” e javës në Ligën e Kampionëve

Pas përfundimit të ndeshjeve të dyta të çerekfinales, që cuan drejt përcaktimit të katër gjysmëfinalisteve të Ligës së Kampionëve, UEFA ka përcaktuar formacionin më të mirë të ndeshjeve të kthimit ku dominuesit kryesorë janë “zikaltërit” e Inter dhe “galaktikët” e Real Madrid me nga 3 lojtarë

Organizata më e rëndësishme e futbollit në Evropë ka përgjedhur si rreshtim, formulën 3-5-2, ku me performancën e tij fantastike ndaj “bluve”, në portë është Tibo Kurtua. Në mbrojtjen me tre janë vendosur: Natan Ake i Man. Sitit, Antonio Silva i Benfika-s dhe Federico Dimarko i Interit.

Në krahët e mesfushës janë vendosur: Fredrik Aursens sërish nga Benfika në krahun e majtë, ndërsa në krahun e djathtë është braziliani Rodrygo. Qendra mbushet me “magjistarë”, teksa UEFA ka përzgjedhur si më të mirët e qendrës së mesfushës “yjet” Kevin de Brujne nga Man. Siti, Nikolo Barella nga Inter dhe Fede Valverde nga Real Madrid. Ndërkaq, sulmi është i tëri nga Milano me UEFA-n që ka vendosur të sulm “fantazistin” e Milan, Rafael Leao, si dhe “bomberin” e “zikaltërve”, Lautaro Martinez.

LEXO EDHE:

Back to top button