" "
Real Madrid ka bërë një hap mbrapa në garën për titull, duke barazuar në transfertë ndaj Getafes. “Los Blancos” zhvilluan ndeshje të mirë, por rezultati përfundimtar doli të jetë 0-0. Edhe skuadra vendase e Getafes kishte disa super raste, por nuk i konkretizuan.
Një vendim nga ana e VAR-it bëri të kishte vërtetë dyshime te goli i anuluar i Mariano Diazit në fillimin e pjesës së parë. Sidoqoftë ky barazim për Real Madridin është vërtetë hap mbrapa në garën për titull, të cilët tani janë 3 pikë pas liderit aktual të La Ligës, skuadrës së Atletiko Madridit. Nga ana tjetër, Getafe renditët në pozitën e 15-të me 31 pikë.








