Procesi mësimor në Kosovë nga nesër vazhdon në objekte, hapen edhe Konviktet

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vendosur që prej nesër, në të gjitha institucionet publike dhe private, procesi arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, vazhdon sipas udhëzuesit të përgjithshëm të MASHT-it për organizimin e mësimit në kushtet e pandemisë Covid-19.

Nagavci ka shkruar në Facebook se konviktet do të lejohen të punojnë sipas rregullit, një student në dhomë.

“Në bazë të këtij vendimi, të gjitha institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve e studentëve. Ju bëj thirrje për respektim të masave në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve. Ju lutem mbajeni distancën, dezinfektoni duart dhe vendoseni maskën sipas rekomandimeve. Shëndet e suksese të gjithëve”, ka shkruar ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button