Real Madridi gjen zëvëndësuesin e Benzemas në Premier Ligë

Real Madridi është gati t’i bashkohet garës për sulmuesin e Totenhamit, Hari Kejn. Kapiteni i Anglisë nuk ka rinovuar ende kontratën e tij me Spurs, që skadon në verën e vitit 2024, duke nxitur spekulimet se ai mund të largohet verën e ardhshme.

Bajern Munihu ka shfaqur më parë interes për Kejnin, por tani, sipas “Todofichajes”, Real Madridi e ka vënë syrin te sulmuesi 29-vjeçar.

“Los Blancos” e shohin yllin e Premierligës si zëvendësues për Karim Benzema, i cili mbushi 35 vjeç në dhjetor. Kostoja e transferimit, sipas burimit, mund të jetë rreth 100 milionë euro. Heri Kejn ka shënuar 15 gola në 18 ndeshje në Premier Ligë në këtë sezon, ndërsa portali “Transfermarkt” e vlerëson atë në 90 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button