Real Madridi i ‘gëzohet’ eliminimit të klubeve spanjolle

Lajmet e mira vazhdojnë të rrjedhin për Real Madridin dhe Florentino Perez pa dyshim do të ketë një buzëqeshje të rrallë kur zbulon se dështimi i rivalëve të Barcelonës përfaqëson fitim shtesë për klubin e tij. “Los Blancos” janë skuadra e vetme spanjolle e mbetur në garën elitare evripiane për klube. Kjo do të thotë se ata nuk do të duhet të ndajnë pjesën e tregut për paratë e televizionit spanjoll që marrin nga UEFA.

Sevilja u eliminua në grupin e saj me Borusia Dortmundin dhe Man. Sitin, duke rënë në Ligën e Evropës. Rivalët lokal, Atletiko Madrid nuk arritën të mposhtin Bajer Leverkuzen të mërkurën dhe kështu vulosën eliminimin e tyre nga Liga e Kampionëve, ndërsa kalimin në Ligën e Evropës duhet ta kërkojnë në ndeshjen e fundit të grupit.

Ndërkohë Barcelona u eliminua me vetëm një fitore nga pesë ndeshjet e saj të Ligës së Kampionëve deri më tani, që do të thotë se ata kalojnë në Ligën e Evropës.

Sipas gazetës “Marca”, rezultati është se Real Madrid do të fitojë të paktën 8.6 milionë euro shtesë tashmë. Kjo shifër mund të rritet deri në 11.7 milionë euro nëse Real Madridi kalon në finale.

LEXO EDHE:

Back to top button