Barella ngriti një dolli shumë të shtrenjtë për fitoren e fundit

Nikollo Barella vendosi të hapte një shishe “Griotte-Chambertin” të vitit 2019 për ta festuar suksesin e Interit të tij në Ligën e Kampionëve. Një fitore e veçantë që i lejoi skuadrës së tij të merrte kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, me një ndeshje pa u luajtur ende në grup.

E bëri këtë pavarësisht grupit të hekurt në të cilin përfshihej (me Bajern Munihun dhe Barcelonën, duke eliminuar katalanasit). Shishja e verës së kuqe (nga viti 2019) që mesfushori i Interit dhe kombëtares së Italisë, e hapi për të ngritur dolli për fitoren ndaj Viktoria Plzen është shumë e shtrenjtë. Në internet mund të gjenden duke filluar nga një shifër afër 280 euro.

 

Barella nuk kurseu aspak në këtë rast. Nuk është hera e parë që mesfushori i fortë i Inzaghit poston imazhe të verës në rrjetet sociale. Vitin e kaluar kishte foton e tij në rrjetet sociale teksa shijonte një “Meursault 1er Cru” të vitit 2009, “Les Clos des Ambres”, një shishe për njohësit që arrin çmime deri në 1.200 euro.

 

LEXO EDHE:

Back to top button