170 gjoba për shkelje të rregullave në trafik vetëm në Shkup

170 gjoba për shkelje të rregullave në trafik vetëm në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 170 gjoba, nga të cilat 15 për tejkalim të shpejtësisë, 11 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 10 sanksione për parakalim të parregullt.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe nëntë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë sanksione për automjete me defekte teknike në transportin publik, pesë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit…/Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button