Real Madridi kërkon ish sulmuesin e Milanit

Një nga klubet që ka financat të kufizuara për shkak të krizës financiare është edhe Real Madrid, i cili po planifikon që të bëjë një shkëmbim që i nevojitet për të përforcuar repartin e avancuar. Emri që madrilenët kanë piketuar është ai i Andre Silva. Portugezi, një dështim spektakolar në radhët e Milanit,është ringjallur te Aintraht Frankfurt, me rezultate mbresëlënëse.

Në edicionin aktual, sulmuesi ka regjistruar 26 gola dhe 9 asiste në 31 ndeshje të luajtura, duke u bërë një nga emrat kryesorë të këtij edicioni të mirë të skuadrës që synon kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Tani futbollisti mendon se nuk do të gabojë hapin e radhës në një klub të madh dhe duket se për të ka shumë interes, pasi edhe Altetiko Madrid, Borusia Dortmund dhe Mançester Junajtid interesohen për të.

Por sipas “Bild”, Real Madrid ka një kartë më shumë për të luajtur në krahasim me të tjerët. Klubi spanjoll është gati të bëjë një shkëmbim me Aintrahtin, duke kthyer aty përfundimisht Luka Joviç, i cili nuk ka lënë asnjë shenjë në periudhën e tij te spanjollët pavarësisht pritshmërisë së madhe. Shkëmbimi mes dy lojtarëve do të bëhej duke i shtuar edhe 20 milonë euro të tjera llogarisë të Aintraht Frankfurt.

LEXO EDHE:

Back to top button