Ja në cilin vend rangohen Meghan dhe Harry për popullaritetin që kanë

Popullariteti i Meghan Markle dhe Harry-t ka rënë në nivelet më të ulëta ditët e fundit, sidomos pas funeralit të Princit Philip. Sipas një sondazhi nga “YouGov” Princi Edward dhe Charles patën një rritje më të madhe në popullaritet, pas ndarjes nga jeta të babait të tyre.

Sipas këtyre sondazheve 2 nga 5 britanikë e pëlqejnë princin Harry, ndërsa gjysma nuk e pëlqejnë. Këto shifra në fakt janë disi të ngjashme me muajin mars për Harry-n. Ndërsa sa i përket Meghan Markle, 3 në 10 njerëz e pëlqejnë Meghan, kurse 3 në 5 njerëz nuk e pëlqejnë.

Mbretëresha Elizabeth vazhdon të jetë personazhi më popullor nga familja mbretërore, ku gati 85% e publikut ka një mendim pozitiv për të. Vetëm 9% e britanikëve kanë mendim negativ për Mbretëreshën, që në muajin prill humbi bashkëshortin e saj pas një sëmundje.

Meghan dhe Harry humbën popullaritetin e tyre pas intervistës së dhënë për Oprah Winfrey, ku akuzuan familjen mbretërore për racizëm. Që nga ajo kohë ata nuk kanë rifituar favor me publikun britanik, pasi popullariteti i Princ Harry-t ra me tre pikë të tjera pas funeralit të Dukës së Edinburgut më 17 Prill. Ndërkohë dhe Meghan, e cila nuk mori pjesë në funeral humbi popullaritetin prej pesë pikësh, tregojnë shifrat.

Meghan nuk mundi të ishte e pranishme në funeralin e Princit Philip, pasi mjekët nuk e lejojnë të udhëtojë duke qenë se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button