Real Madridi “pushton” Beogradin dhe ndal festën e tifozëve serb

Basketbollistët e Real Madridit mundën Partizanin me rezultat 82:80 (19:32, 26:16, 21:15, 16:17) në Beograd në ndeshjen e tretë çerekfinale të Euroligës, duke e ulur deficitin e serisw në 1:2 nw fitore.

Partizani hapi ndeshjen me një seri 12:0 dhe fitoi çerekun e pare me 32:19, por më pas Reali u rikthye ngadalë në lojë dhe kaloi në epërsi nga pjesa e parë dhe kaloi në avantazh në pjesën e tretë. Real Madridi ishte në epërsi për një pjesë të madhe të pjesës së dytë, por tre minuta para përfundimit, Nunnally goditi me tre pikë për të kaluar Partizanin në epërsi 77:75.

Megjithatë, një trepikësh nga ana tjetër e Uilliams-Goss, 25 sekonda para fundit, rezultoi kyç, me të cilin Real kaloi në epërsi 80:77. Pas kësaj, përfaqësuesi kroat Mario Hezonja goditi gjuajtjet e lira për 82:77, gjë që siguroi që Reali të reduktonte serinë në 1:2./Lajmi/

LEXO EDHE:

Back to top button