VIDEO / Reali “fundoset” në San Sebastian dhe rrezikon pozitën e dytë

Real Madridi ka pësuar një tjetër disfatë në elitën e futbollit spanjoll. “Mbretërit” u mposhtën 2:0 në transfertë te Real Sosiedadi në San Sebastian, në kuadër të javës së 33-të kampionale.

Shifrat u zhbllokuan në minutën e 47-të kur ish-lojtari i Real Madridit, Kubo shënoi në portën e Kurtuas. Punët u vështirësuan edhe më shumë për mysafirët, kur Karvahall u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 61-të. Goditjen e dytë dhe të fundit në këtë takim 14 herë kampionëve të Evropës ua dha Barrenetçea me golin e dytë, pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Kësisoj, me këtë humbje të Real Madridit, Barcelona është gjithnjë e më afër titullit të kampionit këtë edicion. Real Madridi pas kësaj humbje zë vendin e dytë me 68 pikë, vetëm dy më pak se Atletiko Madridi që në rast të fitores kalon një pozitë më lart. Real Sosiedad “blindon” pozitën e katërt me 61 pikë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button