Reali barazon në frymën e fundit ndaj Seviljës

Skuadra e Real Madridit nuk e ka shfrytëzuar rastin e artë që të marrë kreun e tabelës, duke barazuar 2-2 në shtëpi me Seviljën. “Los Blancos” dominuan nga minuta e pare dhe Karim Benzema gjeti golin, por pastaj VAR-i ia anuloi, pasi Odriozola ishte në pozitë jashtë loje. Në anën tjetër, Fernando zhbllokoi rezultatin duke shënuar nga afërsia pas asistimit të Rakitiçit. Marko Asensio në pjesën e dytë, barazoi rezultatin duke shënuar gol të bukur (67′).

 

Por, Sevilja riktheu epërsinë përmes Ivan Rakitiçit, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë (78′). Derisa pritej që ndeshja të mbyllej me fitoren e mysafirëve, në skenë doli Eden Hazard që ‘ringjalli’ shpresat e “Galaktikëve” për titull (90+4).

 

Pas këtij barazimi, Reali renditët në pozitën e dytë me 75 pikë, derisa Sevilja mbetet në të katërtin me 71 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button