AC Milan “shuplakë” Juventusit, ngritët në pozitën e tretë

Milani i ka dhënë një shuplakë të rëndë shpresave të Juventusit për të përfunduar mes katër ekipeve më të mira në Serie A, pasi ka mundur bardhezinjtë në fushën e tyre, duke i lënë në vendin e 5-të në klasifikim. Në një ndeshje të të luftuar në pjesën e parë, por pa shumë raste, momenti kyç i sfidës ishte në minutën e parë shtesë. Pas një harkimi në zonë, Shçzesnji doli në mënyrë të gabuar dhe i dorëzoi topin Brahim Diaz i cili me një gjuajtje të bukur në kufijtë e zonës, dërgoi sferën në rrjetë.

 

Reagimi i Juventusit ishte i dobët, pasi skuadra e Pirlos ishte e paqartë në manovrën e saj dhe dha sinjalet e kapitullimit kur për Milanin u akordua një penallti. Por Kesi këtë radhë gaboi nga pika e bardhë, me Shçzesnjin i cili grushtoi gjuajtjen e dobët të tij, duke mbajtur Juven në lojë. Megjithatë, rastet para portës së Donarumës munguan pasi Milani mbrohej me rregull e nuk la hapësira për Morata e Ronaldon, tërësisht në hije në këtë duel.

Minutat e fundit e kthyen sfidën në makth për Juventusin. Fillimisht Rebiç me një gjuajtje të fortë dyfishoi rezultatin për Milanin e më pas Tomori, në zhvillimin e një goditje dënimi, çoi rezultatin në 3-0, që dekretoi edhe disfatën e rëndë të Juventusit.

Kështu, Milani iu bashkua Atalantës me pikë në vendin e dytë, ndërsa bardhezinjtë tani e shohin vetën 1 pikë pas Napolit të vendit të katërt.

LEXO EDHE:

Back to top button