“Uembli” zëvëndëson “Ataturk”-un për finalen e Championsit?

UEFA është i gatshëm ta lejojë që stadium “Uembli” të mirëpres finalen e Ligës së Kampionëve, nën disa kushte te veçanta.

 

Man. Siti dhe Çellsi do takohen në Stamboll me 29 maj, por Turqia ka disa rregulla të veçanta shkaku që Anglia është në listën e kuqe, për çështjen me COVID-19.  Si rezultat i kësaj, sipas “The Sun”, UEFA është përgatitur ta lejojë stadiumin “Uembli” ta mirëpres këtë ndeshje. Gjithashtu stadiumi “Uembli” ështa i gatshëm që të mirëpres edhe 22 mijë e 500 tifozë.

Man. Siti siguroi finalen pas fitores 4: 1 ndaj PSZH-së, derisa Çellsi triumfoi me rezultat të përgjithshëm 3:1 ndaj Real Madridit.

LEXO EDHE:

Back to top button