" "
Real Madridi nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Real Sosiedadit. “Los Blancos” dominuan nga minuta e parë, por rezultati përfundimtar doli të jetë 1-1. Pjesa e parë, pavarësisht rasteve përfundoi me rezultatin fillestar, meqenëse asnjëra skuadër nuk i konkretizojë rastet.
Ishte Portu që pas harkimit të Monreal zhbllokoi rezultatin në minutën e 55′. Ndërsa, pas shumë tentimeve, ishte Vinisius Zhunior që u asistua nga Federiko Valverde dhe barazoi shifrat në minutën e 89′. Me këtë barazim, Reali mbetet në pozitën e tretë me 53 pikë, pesë më pak se lideri Atletiko që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Real Sosiedadi qëndron në vendin e pestë me 42 pikë.








