Feroja e ka në plan të publikojë edhe plot këngë deri në fund të vitit

2021 ka nisur gjithë mbarësi për reperin Fero. Deri më tani ai ka publikuar 4 këngë të reja dhe këtë vit do të bëhet edhe baba për herë të parë. Reperi duket se e ka vendosur që në 2021-n të mos ndalet dhe ka bërë një paralajmërim për gjithë fansat e tij.

Ditën e sotme reperi ka publikuar një pjesë të shkurtër nga një këngë e re, që do të dalë së shpejti. Në fakt askush nuk e priste që Fero të sillte kaq shpejt një projekt tjetër, duke qenë se 1 javë më parë ai publikoi bashkëpunimin ‘Për Rrugë” me E7. Përmes një postimi në Instagram ai shprehet se fansat nuk duhet të çuditen, sepse deri në fund të vitit ai do të publikojë çdo javë nga një këngë të re.

“Po qet shumë muzika? Kadal more se hala shkurt jena popullat keni mu lodh me mu deri në fund të vitit. Qdo 1 javë 1 muzikë deri në fund të vitit”, ka shkruar reperi.

Pra, duhet të përgatiteni që Feron ta shihni e dëgjoi kudo këto kohë. Reperi ka sjellë deri më tani edhe 3 bashkëpunime me emra të njohur të muzikë shqiptare. Në 5 janar ai publikoi duetin “Mahall” me Stresin, që deri më tani ka 3.4 milionë shikime në “Youtube” dhe ka rezultuar si një nga bashkëpunimet më të suksesshme të Feros.

Gjithashtu ai solli nga një duet me Morena Tarakun dhe Shaolin Gang.

LEXO EDHE:

Back to top button