Reali marshon sigurt, “Djajtë e Kuq” triumfojnë nën krahet e Onana-s

Liga e Kampionëve sërisht na dhuroi emocione të mëdha. Real Madrid vazhdon me serinë e fitoreve radhazi, teksa pas fitores 1-2 në Portugali ndaj Bragës, koleksionon 9 pikë pas 3 ndeshjeve në Grupi C. Në minutën e 16-të, Vinicius, pas një vallëzimi perfekt, jep një asist perfekt për Rodrigon, i cili nuk fal.

Vendasit nga Portugalia nuk u pajtuan assesi me rezultatin dhe brenda fraksionit të parë, patën dy mundësi të mira me të njëjtin autor. Rikardo Horta ishte rrezik konstant për prapavijën e “Los Blancos”, me portugezin që dukej se i mungonte vetëm fati. Njeriu-gol i skuadrës së Ançelotit, Bellingam shfaqet në fillimin e pjesës së dytë, duke shfrytëzuar një asist të Vinicius. Pas vetëm 2 minutash, djaloshi i lindur në Madrid, spanjolli Djalo ngushtoi shifrat, për t’i dhënë Bragës një dritë shprese për të marrë një pikë nga kjo ndeshje. Gjithsesi, asnjë ndryshim rezultati deri në fund, pavarësisht rasteve.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Napoli fitoi 0-1 ndaj Union Berlin, duke u renditur kështu në vendin e dytë me 6 pikë. Goli i vetëm i takimit erdhi nga Raspadori, në minutën e 65-të.

Në grupin A, Mançester Junajted shijon fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, pas dy humbjesh. Ekipi i Ten Hag iu fal golit të Harri Megujeri, për t’u renditur kështu në vendin e 3-të me 3 pikë. Asgjë nuk ishte e lehtë për skuadrën nga Mançesteri, pasi danezët e Kopenhagës humbën penallti me Larson në fund. Anglezët, kanë grumbulluar 1 pikë më pak se Gallatasarai i vendit të dytë dhe 6 më pak se Bajerni kryesues.

Në grupin B, Arsenal mundi 1-2 Seviljën në Spanjë. Martinelli dhe Hesus nderuan skuadrën e Artetës, duke bërë që goli i Gudelj të vlejë vetëm për statistikë. Londinezët kryesojnë grupin me 6 pikë, Lens ka 5 pikë, Sevilja 2 pikë dhe PSV vetëm 1 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button