Real Madridi, pa 2 yjet kryesore në Kupën e Botës për klube

Real Madrid ka publikuar listën për Kupën e Botës për Klube. Në të nuk kishte vend për dy yjet si Karim Benzema dhe Tibo Kurtau. Në total, “Klubi Mbretëror” do të dërgojë 22 lojtarë në kryeqytetin e Marokut, Rabati.

Më herët u bë e ditur se Benzema dhe Kurtua për shkak të lëndimeve do të mungojnë në ndeshjen gjysmëfinale të turneut kundër klubit egjiptian Al-Ahly nga Kajro, por ata mund të luajnë në finalen e turneut nëse klubi madrilen arrin atje.

Portierë: Lunin, Lopez, Canizares.

Mbrojtës: Alaba, Carvajal, Vallejo, Nacho, Odriozola, Rudiger, Marvel.

Mesfushorët: Kroos, Modric, Camavinga, Valverde, Tchuameni, Ceballos, Martin, Arribas.

Sulmues: Asensio, Vinicius Junior, Rodrigo, Diaz.

LEXO EDHE:

Back to top button