Redi Muçi kërkon që Shqipëria të mbajë qëndrim kritik ndaj deklaratës së ministres serbe
Deputeti i “Lëvizjes Bashkë” Redi Muçi ka kërkuar nga Qeveria shqiptare që të ndërtojë një qëndrim kritikues ndaj deklaratës shoviniste të ministres serbe për spastrimin etnik të Kosovës. Ai tha se Qeveria dhe Kryeministri e kanë për obligim kushtetues mbrojtjen e shqiptarëve jashtë kufijve. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se qeveria shqiptare ka reaguar në kohë dhe se Shqipëria nuk tallet me çështjet kombëtare. Ai shtoi se edhe vetë ka reaguar në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për këtë çështj
“Shqipëria, kur reagon, reagon bashkë me aleatët e vet. Sa i përket Edi Ramës, është i vetmi kryeministër i këtij vendi i cili çështjen e Kosovës e ka ngritur në mes të Beogradit, duke deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe se Shqipëria mbështet fuqimisht pavarësinë dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE”, tha Taulant Balla, Deputet i PS-së./Alsat.mk.








