Reforma zgjedhore, Kaleska: Jemi për lista të hapura

Snezhana Kaleska nga LSDM, e ftuar në emisionin “Rruga Drejt” gjatë debatit për reformën zgjedhore tha se qëndrimi i LSDM-së ka qenë gjithmonë për lista të hapura, por sipas Kaleskës, ndryshimet duhet të miratohen me konsensus mes aktorëve politik kryesorë sepse ato janë pjesë e garës politike.

Qëndrimi i LSDM-së rreth ndryshimeve të Kodit zgjedhor në pjesën e listave të hapura dhe një njësi zgjedhore është gjatë kohë i njohur dhe këtë qëndrim se kemi ndryshuar, angazhohemi për këtë sepse vlerësojmë që është në drejtim të demokratizimit të shoqërisë. Por, gjithsesi që këtë e kemi theksuar disa herë, këtu jemi kozistent që ndryshimet që kanë të bëjnë me Kodin zgjedhor sidomos kur flasim për pjesën e ndryshimeve politike apo pjesën e modelit zgjedhor, gjithsesi duhet të miratohen me konsensus mes aktorëve politik kryesorë sepse ato janë pjesë e garës politike- tha Kaleska.

LEXO EDHE:

Back to top button