Refuzoi të mbajë shami në kokë gjatë garës, zhduket pa lënë gjurmë

" "

Pak ditë më parë, sportistja iraniane Elnaz Rekabi, befasoi të gjithë në Lojërat Aziatike të Alpinizimit, pasi garoi pa shami. Ajo refuzoi të vishte “hijab” dhe në atë turne u klasifikua në vendin e katërt. Gjithsesi, prej 24 orësh, për sportisten iraniane nuk ka më asnjë lajm.

Rekabi, 33 vjeçe, medaljen e bronzit e fitoi në Botërorin e vitit 2021 në Moskë në këtë disiplinë, dhe tani  është zhdukur pa lënë gjurmë. Sipas BBC Persia, celulari dhe dokumentet e sportistes iraniane nuk janë më në dhomën e saj të hotelit.

 

I gjithë delegacioni iranian ka lënë hotelin në Seul, Korenw e Jugut, ku u zhvillua gara dhe nesër pritet që të gjithë sportistët të mbërrijnë në Teheran. Miqtë dhe familjarët e sportistes nuk kanë mundur të lidhen e të komunikojnë me Elnaz Rekabi dhe frika se mos asaj i ka ndodhur ndonjë gjë e keqe është e madhe.

LEXO EDHE:

Back to top button