Refuzon medaljen se rivali i vonohet në trafik, por e fiton më vonë në duel

Fitoi sfidën në tavolinë, pasi rivali i tij nuk paraqitet në kohë në ring, pasi kishte mbetur i bllokuar në trafik. Gjithsesi, pas ceremonisë, në momentin kur sfidanti ka hyrë në pallatin e sportit, 10-vjeçari Eduardo Ferrari ka dorëzuar medaljen që pat fituar pa dueluar.

Më pas, dy sportistët e vegjël ngjiten në ring dhe duelojnë, sfidë të cilën Ferrari e fiton dhe vendos sërish medaljen në qafë, por këtë herë të merituar plotësisht.

“Një shembull i mrekullueshëm i “fair play”, që karakterizoi këta fëmijë”, u shprehën të gjithë.

Ndërkohë vet djaloshi 10-vjeçar u shpreh se kjo fitore ka vlerë të madhe për të.

“Nuk kisha shumë kënaqësi të vendosja medaljen pa fituar, ndaj zgjodha të dueloja. Kështu triumfi ka më shumë vlera”, tha Edoardo Ferrari.

Ngjarja ndodhi në Jesolo (Venezia-Itali), në duelin e kampionatit të kickboxing, për moshën deri 12-vjeç.

LEXO EDHE:

Back to top button