Ministria për Punë të Brendshme njofton se nesër (28.09.2023) e enjte nga ora 09:00 për shkak të protestës të organizuar nga sindikatat, do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup.
Sipas paralajmërimit protesta do të zhvillohet në rrugët “Mirçe Acev”, rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, rruga “Dimitrie Çupovski” para Ministrisë së Drejtësisë dhe para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për këtë arsye policia rrugore do të merr masa për regjim të posaçëm në rrethinën e qendrës së Qytetit të Shkupit.








