“Regjistrimi”, Ahmeti dëshmoi në Prokurori

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti herët në mëngjes, para kohës së caktuar, u paraqit në PSP. Ahmeti si i dyshuar për dështimin e Regjistrimit, ka kërkuar dhe i është mundësuar që të merret në pyetje më herët, me arsyetimin se ka pasur obligimet tjera. Kur ekipet e gazetarëve mbërritën para godinës së PSP-së para orës 10, kishin mundësi të filmonin vetëm automjetin me të cilin u Ahmeti u largua.

“Kreu i BDI-së Ahmeti një orë qëndroi në Prokurorinë Speciale. Gjatë kësaj kohë është mbrojtur nga hetimi për regjistrimin e dështuar të vitit 2011”

Nga BDI-ja nuk ka informacione shtesë lidhur me atë se për çka ka qenë dëshmia e Ahmetit, ndërsa nga Prokuroria thonë se në mënyrë aktive po punohet në këtë hetim. Këtë lëndë PSP-ja e hapi dy vjet më parë. Sipas informacioneve nga Alsat, Ahmeti as sot nuk ka kërkuar qasje në prova. “Regjistrimi” është lënda e parë e PSP-së kundër një zyrtari të BDI-së. Përveç Ahmetit, për dështimin e regjistrimit, i dyshuar është edhe partneri i atëhershëm i koalicionit, ish kryeministri Nikolla Gruevski. tij, ish kryeministri Gruevski. Sipas Prokurorisë, me ndërprerjen e regjistrimit, Gruevski dhe Ahmeti i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej 2.8 milion eurove. Ahmeti situatën në hetim e ka të lehtë, sepse me Ligjin e ri për Prokurorinë, bisedat e përgjuara nuk janë të vlefshme, ndërsa ato ishin baza për hapjen e hetimit. Përderisa prokuroria po i pastron rastet e regjistrimit të dështuar të vitit 2011, Ahmeti përsëri po përgatitet për një operacion regjistrimi, këtë herë me partnerin e koalicionit Zoran Zaev. Regjistrimi i popullsisë pritet të mbahet në prill të vitit të ardhshëm.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button