Regjistrimi, mbi 120 mijë persona janë regjistruar online

Mbi 20 mijë mërgimtarë janë vetëregjistruar gjatë fundjavës së kaluar, ndërsa numri i përgjithshëm i mërgimtarëve të vetëregjistruar ka kaluar mbi 121 mijë. Nga Enti shtetëror për Statistika, thonë se Zvicra, Gjermani dhe Italia vazhdojnë të jenë vendet prej ku janë regjistruar më shumë mërgimtarë.

 Në 24 orët e fundit janë regjistruar më shumë se 20 mijë qytetarë, shtetas së RMV-së që jetojnë jashtë vendit, ndërsa numri i përgjithshëm deri në mëngjes në ora 09.00 është 121 580 qytetarë që janë vetë-regjistruar. Besojmë se ky numër i rritur i të regjistruarve është për shkak se ishte fundjavë e njerëzit janë më të lirë dhe kanë më shumë kohë t’i përkushtohen edhe këtij aktiviteti. Por endojmë se edhe fushata që bëhet jashtë vendit jep rezultate’ deklaroi Jasmina Gjorgieva.

Jasmina Gjorgieva nga Enti shtetëror për Statistika thotë se ka përfunduar edhe konkursi i fundit për regjistrues në njesitë regjistruese ku ka pasur mungesë, ndërsa në të janë paraqitur mbi 2600 kandidatë.

Është diku mbi 800 më tepër nga numri që nevojitej për në rajone të caktuara për regjistrim. Jemi të kënaqur nga konkuruesit dhe në të gjithë rajonet regjistrese ku kërkoheshin regjistrues bëhen testimet. Presim në ditët në vijim t’i kemi rezuiltatet finale dhe të fillojnë të përgatiten vendimet për angazhim të regjistruesve. Ditët në vijim fazhdon edhe shpërndarja e materialeve për regjistruesit rajonal, por edhe trajnimet prë instruktorët rajonal të cilët më pas do të jenë të aftë t’i trajnojnë regjistruesit rajonal’ pohoi Jasmina Gjorgieva.

Nga Enti Shtetëror për Statistika thonë se deri më tani gjithçka zhvillohet sipas planit dhe afateve të parashikuara. Ndërkohë nga Qeveria nuk shohin asnjë arsye për anulimin e regjistrimit. Andaj ftojnë qytetarët dhe aktorët politik, përfshirë edhe opozita, që të kontribuojnë në maksimum gjatë regjistrimit në vend.

Mefail ISmaili

LEXO EDHE:

Back to top button