30 viktima dhe 457 raste të reja me Covid-19, qindra të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.682 teste të kryera janë regjistruar 457 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 700 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 30 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 119.828 raste, prej të cilëve 101.474 janë shëruar, kurse 3.503 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 14.851.

LEXO EDHE:

Back to top button