Regjistrohen 109 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Regjistrohen 109 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 672 teste, ndërsa janë regjistruar 109 raste të reja me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (109), janë regjistruar 27 riinfeksione.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 130 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara është raportuar një viktimë nga Struga (76 vjeç). Personi ka humbur jetën në kushte spitalore.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 341.370, numri i të shëruarve është 330.602, numri i atyre që humbën jetën është 9.503 dhe numri i rasteve aktive është 1.265.

LEXO EDHE:

Back to top button