Zvicrra synon bashkëpunim më të thellë me NATO’në dhe BE’në

Zvicrra synon bashkëpunim më të thellë me NATO’në dhe BE’në

Zvicra do të përpiqet për lidhje më të ngushta të mbrojtjes dhe sigurisë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, duke ruajtur neutralitetin e saj tradicional, njoftoi qeveria zvicerane.

Dokumenti politik i miratuar nga qeveria zvicerane kërkon gjithashtu forcimin e fuqisë ushtarake të atij vendi pas fillimit të konfliktit në Ukrainë.

Zgjerimi i bashkëpunimit

Shteti helvetik po krijon shanse të mëdha për zgjerimin e bashkëpunimit politik në Evropë, veçanërisht me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, për të forcuar aftësitë mbrojtëse të vendit, duke respektuar neutralitetin

Reuters vëren se kjo mund të përfshijë pjesëmarrjen më shumë në stërvitjet e përbashkëta, zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak, intensifikimin e lidhjeve ekzistuese nëpërmjet Partneritetit për Paqe të NATO-s ose bashkimin me ekipet e vendosjes së shpejtë të BE-së për operacionet e shpëtimit dhe evakuimit.

 

Kujtojmë se neutraliteti ndërkombtarë i Zvicrrës është njohur nga Konferenca e Vjenës e vitit 1815.

LEXO EDHE:

Back to top button