Reja: Me drejtuesit do të gjejmë zgjidhje për të ardhmen

Edi Reja vijon të përjetojë me qetësi gjithçka që ndodh në kombëtaren e Shqipërisë. Dhe pas barazimit zhgënjyes ndaj Islandës, drejtoi gishtin nga mungesat, duke gjetur sërish një shkak për dështimin.

Tekniku u shpreh se Shqipëria është rritur nën drejtimin e tij, por në vitin e fundit ka vuajtur mungesat e rëndësishme dhe gabimet e shpeshta të individëve.

Si ndjeheni kur skuadra vërshëllehet në fund të ndeshjes? Jemi në fund të kontratës, si do të jetë e ardhmja?

“Më vjen shumë keq për vërshëllimat. Nuk e di, pasi kam kontratë deri në nëntor dhe më pas do të ulemi të flasim me presidentin. Do të diskutojmë dhe do të gjejmë zgjidhje për të ardhmen. Unë mendoj se kemi bërë një punë të mirë gjatë kësaj kohe, duke dhuruar edhe paraqitje të mira, por në kohët e fundit nuk kemi dhënë atë që mundeshim, këtu përfshij edhe veten time. Kemi pasur shumë mungesa dhe nuk kemi qenë aty ku duhet. Megjithatë t’i lëmë justifikimet, pasi kemi aktivizuar shumë të rinj, funksionalë për skuadrën dhe lojën e saj,” tha mes tjerash Reja. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button