REKORD: Luledielli gjigand 9 metra në Indiana

REKORD: Luledielli gjigand 9 metra në Indiana

Luledielli gjigant i një burri nga Indiana është gati për t’u shpallur rekord botëror pasi u mat në mbi 9 metra. Banori i Fort Vejn, Alex Babich, më parë u përpoq të thyente rekordin me një luledielli që e rriti vitin e kaluar, por në fund nuk ia doli. Një dokumentar i quajtur Bloom pa përpjekjet e tij, dhe ekipi u kthye në shtëpinë e tij këtë javë dhe filmoi momentin kur luledielli i quajtur Clover, theu jozyrtarisht Rekordin Botëror Gines. Provat e gjatësisë së Clover tani duhet të shqyrtohen nga Guinness World Records për ta bërë arritjen zyrtare.

LEXO EDHE:

Back to top button