" "
Një bukë-pjekëse zvicerane theu rekordin Guinness në një panair dasmash duke krijuar fustanin më të madh në botë nga torta. Rekordet Botërore Guinness njoftuan se Natasha Coline krijoi fustanin në ekspozitën e zhvilluar në qytetin Bernë. Fustani i cili peshon 131 kilogram dhe 368 gramë, u certifikua si fustani më i madh prej torte në botë. Guinness postoi një video ku tregonte tortën duke u prerë në feta ndërsa modelja e mbante në trup në panair. /Alsat.mk
https://www.youtube.com/watch?v=2VaPW8qm03o&ab_channel=GuinnessWorldRecords








